PAMJET/ “Mamalia”, qenia mistike në performancën e zhvilluar në COD

PAMJET/ “Mamalia”, qenia mistike në performancën e

“Mamalia” titullohej performanca e artistëve Maéva Lessére dhe Simon Gabillet, e interpretuar mbrëmë në COD.

Vepra erdhi nën kujdesin artistik të Edi Blloshmit dhe rrëmbeu duartrokitjet e përzemërta të të pranishmëve. Kjo performancë luhatet midis baletit bashkëkohor dhe teatrit, ku dy personazhet ndërveprojnë në disa dimensione.

PAMJET/ “Mamalia”, qenia mistike në performancën e

“Dy shpirtra kureshtarë, të cilët eksplorojnë ekzistencën e njëri-tjetrit përmes lëvizjeve sa primitive, aq edhe bashkëkohore, sjellin në vëmendje krijimin e kordave abstrakte të besimit dhe procesin e ndërtimit, glorifikimit dhe në fund, shkatërrimit të tij”, shkroi Qendra për Hapje dhe Dialog (COD).

Mamalia, kjo specie e argjendtë dhe mistike, reflekton instinktet më të thella primitive të njeriut, aty ku çdo gjë perceptohet ende përmes shqisave, larg logjikës moderne.

PAMJET/ “Mamalia”, qenia mistike në performancën e

Personazhet vijnë nga botëkuptime të ndryshme, por në thelb, në qendër, në gjenezë, aty ku lind ndërveprimi ekzistencial përmes trupit, shpirtit dhe mendjes, ata janë veçse të bërë nga e njëjta materie, ajo e instinktit primitiv, në të cilën qëndron e pavetëdijshmja, e ngulitur thellë dhe e trashëguar.

PAMJET/ “Mamalia”, qenia mistike në performancën e

Kjo e shtyn një organizëm drejt mbijetesës së menjëhershme, vetëruajtjes dhe riprodhimit.

EMISIONET