Osman Kazazi, nga ”La Sapienza” në kampet e internimit të regjimit komunist

Osman Kazazi, nga ”La Sapienza” në kampet e internimit të

Më 9 korrik 1917, në Tiranë, në një familje qytetare tiranase, lindi Osman Kazazi, intelektual, nacionalist dhe veprimtar politik.

Pasi kreu shkollimin midis Tiranës dhe Shkodrës, u rreshtua herët në lëvizjet antifashiste, duke protestuar kundër pushtimit italian.

Edhe pse nisi studimet për farmaci në Universitetin “La Sapienza” të Romës, në vitin 1942 ai zgjodhi t’i ndërpriste ato për t’u kthyer në atdhe, ku iu bashkua veprimtarisë politike dhe kombëtare të Ballit Kombëtar, që në momentet e para të krijimit të kësaj organizate.

Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore dhe ardhjen në pushtet të regjimit komunist, jeta e tij mori një rrjedhë të dhimbshme.

Më 14 nëntor 1944 u arrestua si aktivist i Ballit Kombëtar dhe antikomunist, duke kaluar rreth 43 vite në burgje dhe kampe internimi për shkak të bindjeve të tij politike. Ai konsiderohet ndër të burgosurit politikë që vuajtën periudhat më të gjata të dënimit gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri.

Pas rënies së komunizmit, Kazazi u bë zëri i të mbijetuarve të persekutimit politik si kryetar i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë.

Qëndresa, dinjiteti dhe sakrifica e Osman Kazazit u vlerësuan me një sërë nderimesh. Në vitin 1992 ai u dekorua me medaljen “Pishtar i Demokracisë” nga Presidenti i Republikës, ndërsa u shpall “Qytetar Nderi” i Shkodrës në vitin 1997 dhe i Tiranës në vitin 1998. Ai mori gjithashtu vlerësime të rëndësishme ndërkombëtare nga Vatikani dhe qyteti i Veronës.

Osman Kazazi u nda nga jeta në vitin 1999, në Tiranë.

EMISIONET