Ndryshimi i ligjit për menaxhimin e trashëgimisë, Ceka: Butrinti duhet të fillojë që nesër, po e ngatërrojnë punën kot

Pas debateve mbi dhënien e Butrintit në menaxhim të një fondacioni dhe nisjen e procedurave dhe për zonën arkeologjike në Durrës, opozita kërkon ndryshimin e ligjit.

Ina Zhupa shprehet se konventat ndërkombëtare e ndalojnë ndryshimin e formës së administrimit por pranohet bashkëpunimi me fondacione.

Por Neritan Ceka, arkeolog, tha për "Ora e Betit" se kjo nuk është zgjidhje. Sipas tij këto ndërhyrje vetëm po bëhen pengesë për Butrintin.

Ceka: Unë kam qenë për ta hapur mënyrën e administrimit. Shteti ka dështuar me administrime direkte. Jemi të ngrirë, duhet të dalim nga situata. Modelet janë të ndryshme, Inën e kuptoj shumë mirë por nuk zgjidhen problemet kështu. Kemi një ligj që është ndërtuar keq, kanë marrë ligjin italian por siç bëjmë ne i futim një kaçavidë brenda dhe e deformojmë. Përvoja italiane është në dy raste shumë pozitive, Pompeo që administrohet nga shteti në mënyrë autonome dhe rasti i Torinos që administrohet nga një fondacion. Këta këtu i kanë bërë me emrat e tyre personalë. Këtu është defekti. Nuk besoj se Kushtetuesja do korrigjojë ligjin. Jam që Butrinti të fillojë që nesër, po e ngatërrojnë kot punën me ndërhyrje.

EMISIONET