Menaxhimi i pasurive të trashëgimisë kulturore, Zhupa kërkon ndryshimin e ligjit

Pas debateve mbi dhënien e Butrintit në menaxhim të një fondacioni dhe nisjen e procedurave dhe për zonën arkeologjike në Durrës, opozita kërkon ndryshimin e ligjit.

Ina Zhupa shprehet se konventat ndërkombëtare e ndalojnë ndryshimin e formës së administrimit por pranohet bashkëpunimi me fondacione.

"Fondacionet mbulohen vetëm në nenin 17 të konventës që është ëpr të thorru dhe për të dhënë donacione. Siç e shpjeguam, asnjëherë konventa nuk jep mundësinë që këto fondacione private të marrin nën administrim pasurinë kulturore," tha ajo.

Në komisionin parlamentar të ligjeve u soll në vëmendje dhe qëndrimi i bërë nga UNESCO.

Çështja e Butrintit tashmë është ankimuar në gjykatën kushtetuese prej deputetëve të Partisë Demokratike.

EMISIONET