Nata e dytë e Eurovizionit/ 16 shtete garojnë për në finale. Shqipëria e 14-ta në listë
Sonte në skenën e Liverpul Arena mbahet gjysmë finalja e dytë e Eurovizonit. Albina dhe Familja Kelmendi janë të 14-tët në listë ku do të interpretojnë për publikun këngën “Duje”.
Mbrëmjen e së enjtes mbahet gjysmë fianlja e dytë e Eurovizionit.
16 shtete, përfshirë edhe Shqipërinë do të garojnë për të qenë pjesë e top 10-shes, që mundëson kualifikimin për në finalen e madhe më 13 Maj.
Spektakli në skenën e Liverpul Arena do të nisë me Danimarkën, me këngën "Breaking My Heart" nga Reiley, më pas performon Armenia, Rumania, Estonia e Belgjika.
Këtu mbyllet 5-shja e parë, pas një pushim të shkurtër performojnë edhe 5 shtete të tjera, sërish pushim për t’u rikthyer me 5 kënget fundit, ku gara përmbyllet me Australinë.
Shqipëria, që përfaqësohet nga Albina dhe Familja Kelmendi më këngën “Duje” do të interpretojnë në pjesën e tretë, të 14-ët në listë.
Në përfundim të 16 këngëve nga gjysmëfinalja e dytë, do të shfaqen regjistrime të 3 vendeve të kualifikuara automatiksht për në finale, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina.
Gjatë spektaklit nuk do të mungojnë surprizat, por edhe përcjellja e mesazheve, ndaj dhe slogani këtë vit është "United By Music", të bashkuar nga muzika, në shenjë mbështetje për Ukrainën që është nën agresionin rus.
Gjysmë finalja e parë u drejtua nga moderatori ukrainas Timur Miroshnychenko, Julia Sanina, Hannah Waddingham dhe Alesha Dixon.
Pas natës së pare gjysmëfinale u kualifikuan: Kroacia, Republika Çeke, Zvicra, Serbia, Suedia,Finlanda, Portugalia, Norvegjia,Izraeli, dhe Moldavia.
Ashtu si të martën, shtetet pjesëmarrëse votojnë për njëri-tjetrin dhe 10 këngët me më shumë pikë kualifikohen në finalen e madhe.