Presidenti kritikon gjuhën e politikanëve: Të mos shpërfillen porositë, administrata ka përgjegjësi për zgjedhjet

Tre ditë para zgjedhjeve vendore, Presidenti i Republikës i ka kërkuar politikës të heqë dorë nga gjuha e përdorur deri më tani. Në reagimin e bërë pas takimit me homologun e tij polak, Begaj sqaroi dhe negociatat sa i përket kufirit detar me Greqinë, duke u shprehur se tashmë ka në dorë dosjen e cila do dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare.

Presidenti Bajram Begaj kritikoi gjuhën e përdorur nga politikanët gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit.

Vërejtjet Kreu i Shtetit i bëri pas takimit me homologun e tij polak Andrzej Duda, ku ndër të tjera u diskutua dhe mbi demokracinë.

"Kandidatët, partitë politike duhet të mos i shpërfillin qytetarët siç ndodhi me shpëërfilljen që i bënë Presidentit kur bëri thirrje që retorika që do të përdorej gjatë zgjedhjeve të ishte një retorikë qytetare dhe jo denigruese. Administrata zgjedhore ka rëndësi në këtë proces, çdo institucion i përfishrë në administrimin zgjedhor, çdo faktor tjetër i rëndësishëm duhet të angazhohen që të kemi zgjedhje transparente, të lira dhe të ndershme."

Konferenca për mediat shërbeu për të sqaruar dhe se në cilën pikë ka mbetur ndarja e kufirit detar me Greqinë.

"Aktualisht me Greqinë fqinje kemi një çështje. Po është e vërtetë që unë kam një kërkesë nga ana e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila është e shoqëruar me një relacion shpjegues."

Ukraina dhe kontributi i palëve në çështjet e sigurisë ishte temë e diskutimit mes dy presidentëve.

"Agresioni është kundër pavarësisë së një kombi, është një agresion pa pikë kuptimi që prek të gjithë parimet ndërkombëtare. Agresioni duhet të mbarojë" tha Duda.

Ndërkaq Presidenti polak u shpreh se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të jetë edhe një nga prioritet e Polonisë kur të marrë drejtimin e Presidencës së BE në gjysmën e parë të vitit 2025.

bajram begaj zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore ndarja e detit

EMISIONET