Kalaja Porto Palermos, u ndërtua nga Ali Pasha si dhuratë për gruan e tij, u përdor në Luftën e II Botërore e në komunizëm
Ora Verore këtë të hënë, vizitoi kalanë e ‘Porto Palermos’, e cila ndodhet në gjirin e Porto Palermos, disa kilometra në jug të Himarës përgjatë Rivierës Shqiptare.
Kalaja e cila është kthyer tashmë në një monument kulture dhe atraksion turistik u ndërtua nga vetë Ali Pasha, si një dhuratë për një nga gratë e tij, të cilën sipas historianëve të kohës, Pashai i Janinës e kishte shumë përzemër.
Bukuria dhe madhështia e kësaj kalaje ka zënë vend në shumë libra kushtuar Ali Pashës.
Kjo Kala ndodhet në gjirin me të njëjtin emër, në brigjet e detit Jon. Kalaja është një nga sarajet e shumta të Ali Pashë Tepelenës, të cilën ai e ka ndërtuar në një pikë shumë strategjike.
Ndërkohë mirëmbajtësi i kalasë ka dhënë detaje në lidhje me Kalanë, duke thënë se kjo Kala me 12 dhoma, është përdorur në Luftën e Dytë Botërore dhe në kohën e komunizmit.
Alksandër Dhrahmi: Kalaja është e ndërtuar nga 12 dhoma dhe një pus. Kalaja mendohet të jetë ndëraur në vitin 18004 dhe të ketë mbaruar pas 8 vitesh. Pas Ali Pashës është përdorur në Luftën e Dytë Botërore dhe në regjimin komunist është përdoru dhe si burg dhe si depo ushtarake.
Ali Pasha nëse nuk paguaje taksat, kishte një dhomë ekzekutimi, por fillimisht do rrish 2 muaj.
Në kohën e regjimit komunist, në vitin 1949-50 ishte kamp internimi. Ishin 20 persona brenda në errësirë të plotë. Në momentin që i nxorën jashtë ata sapo kontaktuan me natyrën kanë humbur shikimin.
Ai tha se kalaja është ndërtuar me qëllim në formë trekëndëshe, për të përballuar sulmet nga lufta.
Alksandër Dhrahmi: Në Ballkonin e Kalasë ku dilte Pashai dhe Vasilika, mbrohej nga kullat e dy ushtarëve dhe është dhe një pjesë e portës që zbriste Vasilika për të bërë plazhin.
Kalaja ndodhet në formën e trekëndëshit, sepse nëse kalaja sulmohej, kundërshtari nga çdo brinjë që sulmohej ishte në favor të kështjellës. Pra në mënyrë matematikore s’ke shanse ta marrësh.
I pyetur se a vizitohet kalaja nga turistë, Dhrahmi tha: Ka turistë nga e gjithë Europa dhe gjithë bota. Këtë vit është disi më mirë, por jo në pikën që ne prisnim.

