Festivali Ndërkombëtar "Zgjimi me Art", në qytetin e Prizrenit
Në qytetin e Prizrenit ka nisur Festivali Ndërkombëtar “Sanatla Uyanmak” (“Zgjimi me Art”).
Ky është edicioni i 21-të i këtij festivali i cili vazhdon të jetë një tregues i shoqërisë aktive të komunitetit turk në fushën e artit.
Festivali ndër vite ka realizuar shumë aktivitete si ekspozita, koncerte, shfaqje skenike dhe teatrale si dhe promovim të librave, duke kontribuar kështu në promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, me tematika të ndryshme të trajtuara në kuadër të festivalit çdo vit.
Sivjet tema e festivalit ishte “Filigran”, një nga artizanatet më të rëndësishme në qytetin e Prizrenit.
I pranishëm në hapjen e festivalit ishin ministri Hajrulla Çeku, zëvendëskryeministrja Emilija Redzepi dhe Ambasadori Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, të cilët i përshendetën të pranishmit dhe i përgëzuan organizatorët për festivalin.