Festivali mbarëkombëtar i aktrimit/ Në teatrin “Bylis” në Fier u ngjitën aktorë të njohur shqiptarë dhe të huaj
Në Teatrin e Bylisit në Fier këtë fundjavë u përmbyll festivali mbarëkombëtar i aktrimit. Në skenë u ngjitën 9 trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova e Kroacia.
Për pesë ditë radhazi, Festivali mbarëkombëtar i aktrimit bëri bashkë artistë shqiptarë e të huaj.
Në skenën e Teatrit Bylis në Fier u ngjitën aktorë të njohur nga vendi ynë, Kosova e Krocaia.
Shfaqjet, kryesisht komedi e monodramë trajtonin tema të ndjeshme të shoqërisë.
Aktorët Ndriçim Xhepa, Enver Petrovci dhe Luli Bitri ishin juria e këtij viti.
Në natën e fundit, atë finale shpallën si aktorët protagonistë më të mirë Olta Dakun dhe Mentor Zyberajn.
"Këtë festival e dua shumë, është shumë i veçantë pasi i dedikohet aktorit, mjeshtirsë aktoreske," tha ai.
Aktoret joprotaginiste më të mirë u vlerësuan Mimoza Marjanaku dhe Indrit Cobani.
"Shumë emocion, nuk e prisja në fakt. Më shtohet dhe emocioni më shumë pasi jam dhe vajzë fierake dhe këtë çmim e mora në qytetin tim," tha ajo.
Rikthimi në Fier ishte emocionues pasi salla u mbush plot dhe komunikimi me publikun është në nivel shuëm special e ndihemi shumë afër me njëri-tjetrin," tha ai.
Aktori i njohur Ndricim Xhepa i cilëson të rëndësishme të tilla aktivitete e kërkon më shumë vëmendje ndaj artit e kulturës.
"Në këto rrethe ndihet në situatë jo shumë për tu lavdëruar e për të pasur një hare e nmadhe e gëzim i madh por besojmë që vetë shteti dhe qeveria duhet ta shohë me më shumë seriozitet dhe dashamirësi financimet direkt që kërkojnë premierat në teatrod he që vetë institucionet të pajisen me një buxhet të konsiderueshëm," tha ai.
Festivali mbarëkombëtar i aktrimit u rikthye në Fier pas disa vitesh ndërprejeje.