FESTA E VERËS DHE E GËSHTENJËS/ Trashëgimi, shije dhe traditë, Pogradeci ruan dhe promovon prodhimin autokton

Pogradeci ka organizuar për të 31-in vit Festën e Verës Artizanale dhe Gështenjës, duke bashkuar banorë dhe vizitorë nga i gjithë vendi. Festa shërben si thirrje për ruajtjen dhe promovimin e verës artizanale dhe gështenjës, produkte identitare të zonës dhe pjesë e trashëgimisë lokale.

Festa e verës e Gështenjës u rikthye për të 31 vit radhazi në Pogradec

Sjell muzikë, argëtim dhe ushqim tradicional, por në qendër ka konkurrimin e verërave artizanale dhe kantinave shqiptare, duke promovuar prodhimin vendas dhe trashëgiminë bujqësore.

Një thirrje për ruajtjen e vreshtave dhe gështenjave, ndërsa somelierët theksojnë se, e ambalazhuar dhe e etiketuar, vera artizanale mund të shkojë edhe në tregje ndërkombëtare.

Në këtë festë, vëmendje të veçantë ka edhe gështenja, një produkt tradicional që prej vitesh ka qenë burim jetese për shumë familje të zonës.

Për pogradecarët, vera është pjesë e kulturës dhe mikpritjes.

Shumë shtëpi të vjetra ruajnë ende bodrume me bute, ku vera fermentohet sipas metodave tradicionale të trashëguara brez pas brezi.

Për dy netë radhazi, Pogradeci mirëpret mijëra vizitorë me verë artizanale, muzikë dhe festë, ndërsa në përfundim ndahen çmime për verën më të mirë artizanale, kantinat më të mira, si edhe për pikturën dhe poezinë kushtuar verës.

EMISIONET