Çelet panairi i librit shqip “Shkup 2026”, mbi 55 shtëpi botuese nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria

Çelet panairi i librit shqip “Shkup 2026”, mbi 55 shtëpi

Në sheshin Skënderbeu të qytetit të Shkupit u çel sot Panairi i Librit Shqip, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të promovimit të librit dhe leximit në gjuhën shqipe.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, e konsiderojnë si një festë këtë panair libri i cili do të bëjë bashkë botues, shkrimtarë, studiues, lexues dhe dashamirës të librit dhe të kulturës shqiptare.

Panairi do të zgjasë katër ditë, nga 4 deri më 7 qershor, duke mbledhur mbi 55 shtëpi botuese nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria.

Gjatë katër ditëve të panairit do të organizohen promovime librash, takime me autorë dhe aktivitete të ndryshme kulturore. Organizatorë të këtij aktiviteti mbarëkombëtar janë Komuna e Çairit, në Shkup, në bashkëpunim me Institutin e Librit dhe të Promocionit (ILP) në Tiranë.

Organizatorët synojnë që kjo ngjarje të shndërrohet në një traditë të përvitshme kulturore në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut dhe të shërbejë si nxitje për të afruar qytetarët me librin, të nxisë kulturën e leximit dhe të krijojnë hapësira takimi mes autorëve, botuesve dhe lexuesve.

 

EMISIONET