Ekspozita “50 dhe 50”/ Alma Sulioti sjell pullat postare të artistëve korçarë
50 artistë dhe figura të Korçës janë risjellë për qytetarët përmes një ekspozite të veçantë.
Përmes pullave postare është bërë vlerësimi i kontributit të çdo nëj prej tyre, duke rritur vlerat e korçës.
Autorja Alma Sulioti rrëfen dhe se si lindi ideja.
Alma Sulioti: E kam filluar këtë në kohën e pandemisë. E fillove me shumë pak artistë, pastaj u plotësuan 100 artistë të tjerë, që kanë dhënë shumë për qytetin tonë të bukur të Korçës. Janë artistë të dëgjuar dhe u detyrova dhe i bëra një tablo të madhe që t’i mbetet qytetit”.
Nostalgjia dhe kujtimet ngacmuan jo pak artistët e qytetarët.
Ekspozita “50 & 50 personalitete të qytetit tim” rikthen në memorien e publikut historinë dhe traditën artistike.


