Billie Eilish reagon ndaj thashethemeve: Më beqare se kaq nuk mund të isha

Këngëtarja me famë botërore, Billie Eilish shkroi në rrjetin social "Instagram Stories" për të theksuar se ajo është beqare dhe shprehu habi për thashethemet e fundit të takimeve rreth saj.
Postimi i saj, i shoqëruar nga dy emoji me kafkë, dukej se ishte në përgjigje të një historie të fundit që pretendonte se ajo ishte e lidhur në mënyrë romantike me artistin e famshëm të tatuazheve, David Enth.
Kjo u publikua nga "The Sun" dhe, ndërsa Eilish nuk e përmendi drejtpërdrejt median, ajo iu përgjigj thashethemeve duke sqaruar statusin e saj të marrëdhënies. Ajo shkroi:
Postimi i saj u duk se hodhi poshtë spekulimet për takime dhe konfirmoi se ajo nuk është aktualisht në një lidhje romantike.
Këngëtarja 21-vjeçare u nda miqësisht nga muzikanti Jesse Rutherford pesë muaj më parë, pas një lidhjeje shtatë mujore. Ndarja u konfirmua në një deklaratë të shpërndarë me The Daily Mail.
Të dy u panë së bashku për herë të fundit në Coachella në prill dher diferenca e tyre në moshë, me Eilish që ishte 20 vjeç në atë kohë dhe Rutherford 31, kishte ndezur disa polemika.
Tashmë duket se këngëtarja mbetet beqare, pasi ka mohuar prerazi raportimet që e lidhin me David Enth.



