E ardhmja e artit dixhital/ Ekspozita NFT, "Singularity" në Pavijonin e Artit në Venecia

E ardhmja e artit dixhital/ Ekspozita NFT, "Singularity" në

Më shumë se 200 vepra arti Nft krijuar nga mbi 80 artistë kryesorë ndërkombëtarë janë pjesë e ekspozitës "Singularity" në pavijonin e Artit Decentral në Venecia. 

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Këto vepra janë vlerësuar në të gjithë botën, si një mundësi unike që ndërthur artin me tekonologjinë NFT. Florencia S.M. Bruck, një nga kuratoret dhe organizatoret e ekspozitës shpjegon të ardhmen e artit dixhital shprehet se:

"Për herë të parë në histori, blockchain po evoluon përtej themeleve të tij në komunitete të veçanta të teknologjisë, NFT-të po tejkalojnë industritë dhe po transformojnë ekonomitë”.

E ardhmja e artit dixhital/ Ekspozita NFT, "Singularity" në

Vepra nga artistë si Beeple, Coldie, Aaron Penne, Studio Drift, Justin Aversano, etj janë ekspozuar në pavion. Javier Krasuk, gjithashtu një nga kuratoret dhe organizatorët e "Singularity" thotë se:

"Ne po përjetojmë një evolucion artistik të paprecedentë, në të cilin arti bashkëkohor zgjerohet sa hap e mbyll sytë. Ky zgjerim kërkon një dialog me mekanizmat tradicionalë në mënyrë që të gjitha variantet artistike dixhitale ose analogjike mund të bashkëjetojnë në një të ardhme."

NFT-të janë në fakt fragmente unike të një programi kompiuterik që nuk mund të kopjohen, apo përsëriten, sikur të ishte një version dixhital i pikturës së Mona Lisës, që nuk mund të riprodhohet. Këto janë format më të reja të artit dixhital.

Tregu për vepra NFT është ritur shumë dhe ekspertët besojnë se kjo formë arti do të bëhet edhe më e kërkuar nga koleksionistët dhe investitorët.

EMISIONET