Dita e parë e shkollës, psikologia Muça: Për klasën e parë sfida për fëmijët është shumë e vështirë

Psikologia Arjana Muça më shumë se fëmijëve, ajo kishte një apel për prindërit që të jenë të kujdesshëm me sjelljet e tyre në këtë nisjes të vitit të ri shkollor.

Në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News”, Muça u shpreh se është e domosdoshme që t’u japim hapësirën fëmijëve të jenë vetvetja dhe të ndihen sa më mirë dhe sa më pak të stresuar.

“T’u japim hapësirën fëmijëve të jenë vetvetja dhe të ndihen sa më mirë dhe sa më pak të stresuar.

Natyrisht që edhe ambienti brenda shkollës duhet të jetë i hapur dhe në gadishmëri për t’i ardhur në ndihmë atyre.

Në ditët e para të shkollës, ashtu siç ndodh në botë, është prindi që e shoqëron fëmijën e tij në shkollë madje deri brenda klasës, deri sa fëmija vetë t’u kërkojë atyre q ëtë mos i shoqërojnë më”, u shpreh psikologia Arjana Muça.

Dita e parë e shkollës, psikologia Muça: Për klasën e

fëmijët lili saraçi psikologia arjana muça

EMISIONET