Shqipëria “shkon” në mësim, Alfredaj: Dita e parë e shkollës për fëmijët, një sfidë më vete për të gjithë prindërit
Ajlin Alfredaj, nënë e 7 fëmijëve rrëfeu në studion e “Ora News” emocionet e saj për ditën e parë të shkollës për fëmijët e saj.
Lidhur me përgatitjet e fëmijëve, ajo tha se jo çdo gjë shkon sipas parashikimeve , pasi ne si prindër nuk i llogarisim emocionet e të vegjëlve shpeshherë.
“Dita e parë e shkollës për fëmijët, është një sfidë më vete për të gjithë prindërit. Unë mendoja se i kisha bërë gati të gjitha gjërat që dje, por sot nuk rezultoi ashtu.
Pasi ajo që nuk kishim llogaritur ishte euforia e tyre dhe emocionet e fëmijëve. Nuk duhet të jemi të përpiktë me ccdo detaj, pasi t’i lëmë fëmijët të jenë fëmijë, pastaj perfeksionin ta arrijnë kur të rriten”, u shpreh Alfredaj.
Nga ana tjetër, Alfredaj pohoi se shpenzimet për fëmijët që shkojnë në shkollë janë të larta.
“Por, duhen eliminuar në maksimum shpenzimet e kota, që bëhen nga ana e prindërve, të cilët natyrisht që kanë dëshirë dhe të drejtë që asgjë të mos u mungojë fëmijëve të tyre”, u shpreh Alfredaj.