Suksesi në "American Got Talent" i hap derën e famës vëllezërve Balla. Së shpejti në videoklipin e një këngëtari të famshëm në SHBA

Suksesi në "American Got Talent" i hap derën e famës

Vëllezërit Balla, të ftuar në "Ditë e Re" në RTV Ora kanë zbuluar mbi bashkëpunimet dhe kontratat që kanë ardhur pas suksesit që korrën me performancën e tyre në America Got's Talent.

Ata shprehen se pjesëmarrja dhe suksesi që patën në këtë format i ka ndihmuar mjaft dhe pas përfundimit të saj pasi do të kenë bashkëpunime dhe me këngëtarë të famshëm në Amerikë.

Arjon Muça: Ju është bërë ndonjë propozim madhor. Diçka që të jetë hapi i rradhës, përtej pjesmarrjes në AGT. Ndoshta një show në Las Vegas ose dicka pak më madhore?

Arnold Balla: Ti e di shumë mirë që cdo TV Show ka ato kontratat dhe gjërat që mund ti flasim ose jo. Po kemi pasur shumë kontakte dhe kontrata.

Ajo çfarë mund të them për momentin, që na lejohet të thuhet është bashkupinimi që kemi me një nga këngëtarët më "in" në Amerikë. Shumë shpejt do bëhen xhirimet e videoklipeve dhe Balla Brothers do jenë pjesë e videoklipit.

EMISIONET