A kanë fituar para nga performanca e tyre në America Got Talent? Ja çfarë thonë vëllezërit Balla

Vëllezëri akrobatë që mahnitën jurinë e America Got Talent, të ftuar në "Ditë e re" në RTV Ora kanë treguar mbi eksperiencën e tyre në këtë kompeticion dhe impaktin që pati në opinion publik shqiptar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Të pyetur nëse kanë patur fitime monetare nga pjesmarrja dhe performanca e tyre në këtë kompeticion ata shprehen se ndryshe nga çfarë ndodh në Shqipëri atje "lëvizin para.

Gazetari Erjon Muça: Kot t'ju pyes, lëvizin lekë nga ky format?

Arnold Balla: Të jemi të sinqertë, po lëvizin.

Artan Balla: Në Amerikë, se në Shqipëri… kot nuk e fitova juridikun unë. Se po të kishte lekë nuk do ta vazhdoja juridikun.

Ai shton më pas se para se të shkonin në Amerikë, kanë marrë pjesë në të gjitha emisionet në Shqipëri.

"Por në Amerikë nuk të thonë vetëm "Bravo", por dhe paguhesh për atë që bën. Kështu që ne ja kemi marrë frytet pjesës së akrobacisë," thotë ai.

EMISIONET