Ambasada e SHBA përkujton Marie Tucin, martire e Kishës Katolike

Ambasada e SHBA përkujton Marie Tucin, martire e Kishës Katolike

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përkujtoi sot Marie Tucin, martire e Kishës Katolike.

“Gjatë Muajit të Historisë së Gruas në mars, nderojmë gra të jashtëzakonshme që kanë ndryshuar botën, përfshirë Marie Tucin, martire e Kishës Katolike që luftoi për lirinë fetare si një e drejtë themelore e njeriut përballë regjimit komunist”, bën të ditur në një postim në rrjetet sociale Ambasada amerikane.

“E lindur në Mirditë në vitin 1928, Maria ishte një e re e arsimuar dhe një mësuese që kundërshtoi regjimin komunist në mbrojtje të lirisë fetare, arsye për të cilën u arrestua, u torturua dhe humbi jetën në moshën 22-vjeçare. Historia e saj shërben si simbol i qëndresës dhe i sakrificës për besim dhe liri”, nënvizon Ambasada amerikane.

EMISIONET