Albert Ajnshtajn, fizikanti që adhuronte muzikën po aq sa edhe shkencën

Albert Ajnshtajn, fizikanti që adhuronte muzikën po aq sa edhe

Albert Ajnshtajn në këtë foto duke luajtur në violinë. Kjo foto u shit për vlerën 516,500 dollarë në shtëpinë e ankandit, Bonhams me bazë në Nju Jork, në marsine vitit 2018.

Instrumenti, i cili thuhet se i’u dhurua shkencëtarit në vitin 1933 nga Oscar Steger, një anëtar i Orkestrës Simfonike të Harrisburgut, kushtoi mbi tre herë çmimin e vlerësuar.

Steger e bëri vetë violinën dhe e shkroi me fjalët "Profesori i shkencëtarit më të madh, Albert Ajnshtajn, i krijuar për botët nga Oscar H. Steger, shkurt 1933 / Harrisburg, PA."

Më vonë, ndërsa punonte në Universitetin Princeton, Ajnshtajni ia dha instrumentin djalit të Sylas Hibbs, i cili punonte si portier në shkollë. Që atëherë ajo kishte mbetur në familjen e Hibbs.

Gjenit gjithnjë janë orvatur përnga një arsye për të na befasuar me pasionet e tyre, me shprëhshmërinë e atij shpirti, që në një ngulm për të shkundullitur një botë të tërë me “çmendurit” e tyre të shkencës, të qasen natyrshëm dhe brishtësisht, në një shpërfaqje që tregon se në thellësinë e tyre shpirtërore nuk ka vetëm pështjellim shifrash dhe formulash, por edhe harmoni tingujsh dhe muzikaliteti.

Më tipiku ndër ta ishte ai, fitues i çmimit Nobel, zhvillues i teorisë së relativitetit, Albert Ajnshtajn, i cili konsiderohet si një nga fizikantët më të mëdhenj në historinë e shkencës.

Thuhet se ai e trashëgoi lidhjen e tij me muzikën nga nëna e tij, një pianiste e shkëlqyer.

Në një nga ditarët e fizikanit, ai shkroi: “Nëse nuk do të isha bërë fizikant, me patjetër do të isha një muzikant. Sepse unë shpesh mendoj me muzikë. Unë i jetoj ëndrrat e mia me muzikë.

Unë e shoh jetën time në aspektin muzikor... Prej të gjithë momenteve të hareshme, më shumë gëzim në jetë kam marrë nga muzika.”

Ajnshtajni luante violinë dhe shpesh i pëlqente të luante recitale dhome dhe solo për miqtë dhe familjen e tij.

Që në moshën 13-vjeçare, ai ishte një adhurues i veçantë i sonatave të Mozart dhe i pëlqente të studionte kompozimet. Ai nuk kishte mësime formale dhe mësoi në mënyrë autodidakte.

Albert Ajnshtajn, fizikanti që adhuronte muzikën po aq sa edhe

albert vataj albert ajnshtajn

EMISIONET