I lanë bashkëshortët në shtëpi, "Maestroja" zbulon bashkëvuajtësen e tij: U qetësova... nuk jam vetëm

I lanë bashkëshortët në shtëpi, "Maestroja"

Këngëtari i njohur, Armaldo Kllogjeri, ka qenë një nga të ftuarit VIP në premierën e filmit "Në kuadër të dashurisë".

Ai tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi u shfaq në tapetin e kuq pa gruan e tij, por i shoqëruar me partneren e tij të kërcimit nga spektakli "Dancing With the Stars".

Nga kritikat e shumta që mori, ai ka gjetur "bashkëvuajtësen" e tij, Sara Hoxha, e cila gjithashtu erdhi pa partnerin e saj, Ledri Vulën.

"U bë çështje pse unë kisha shkuar pa gruan në premierën e filmit, por kur pashë që për këtë çështje kisha bashkëvuajtëse u qetësova.

Sara Hoxha, kur vjen, pse erdhi? Kur s'vjen, pse s'erdhi?- shkruajti Armaldo në një postim në rrjetin social "Instagram".

I lanë bashkëshortët në shtëpi, "Maestroja"

EMISIONET