“10 vite pa Nikoletin”, publikohen veprat private të piktorit Nikolet Vasia

Galeria e artit pamor në Durrës hapi dyert për simpatizantët e artit pamor, duke publikuar për herë të parë vepra private të artistit Nikolet Vasia.

"Janë pjesë e koleksioneve private, një pjesë e punëve të tij janë ende të paekspozuara dhe do të ishte mirë të marrin vëmendjen e duhur".

Pikturat e ekspozuara përbëheshin nga te gjitha gjinitë e artit pamor kryesisht në pikture, të viteve të ndryshme.

Ai ka qenë piktori që la në veprat artistike një Durrës të veçantë plot vlera historike si në pikturat e veçanta në stil duke demostruar një talent të rrallë e të fuqishëm.

Për vlerat e tij në ceremonine e organizuar folen Alketa Tragaj, prefekti Roland Nasto, Ardjan Gurra dhe studiuesi i arteve pamore Abaz Hado.

Nikolet Vasija është nipi i Kol Idromenos. Ai lindi më 5 gusht 1947, dhe u nda nga jeta më 28 korrik 2011, një javë para 64 vjetorit te lindjes.

Ai është edhe autori i stemës së qytetit të Durrësit.

EMISIONET