10 të rinj në skenë, ndahen 10 milionë lekë për dramën e huaj dhe shqiptare
10 të rinj do të shfaqin në skenë vepra të dramaturgjisë shqiptare por edhe të huaj. Ministria e Kulturës ka ndarë fondin për projektet e propozuara.
Mes 37 projekteve të përfshira në garë për të përfituar nga fondi 10 milionë lekësh të Ministrisë së Kulturës, Bordi i Teatrit Kombëtar Eksperimental ka zgjedhur 10 fituesit.
Prej tyre, 2 janë regjisore vajza.
Të rinjtë e përzgjedhur janë ndarë mes veprave të dramaturgjisë shqiptare dhe asaj të huaj.
Shpërndarja në skenë do të jetë në të paktën 7 zona.
Në përfundim të punës për të gjitha veprat do të organizohet një javë e dedikuar Festivalit të Teatrit për të rinj që sërish do të jetë nën titullin “HAPAT”, në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.