Tirane: Kthyen qendrat masazh në vende prostitucioni, arrestohen vëllezërit

Dy vëllezër, pronarë të qendrave të masazhit janë arrestuar nga Policia e Tiranës në një operacion të zhvilluar gjatë orëve të natës në kuadër të informacioneve për ushtrim prostitucioni në këto ambjente.

Bëhet fjalë për arrestimin e dy vëllezërve, Mario dhe Andi Roshi, administratorë e dy qendrave masazhi për shfrytëzim për prostitucion dhe për mbajtje të qendrave të masazheve për shfrytëzim prostitucioni.

Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar "Extra Service", në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga dy vellezerit Mario, 26 vjeç dhe Andi Roshi, 29 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në foto: Dy vellezerit Mario dhe Andi Roshi

Si rekrutoheshin - Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin rekrutonin femra nëpërmjet rrjeteve sociale me pretendimin për ti punësuar si masazhatore për të kryer masazhe relaksuese për klientët e këtyre qendrave.

"Pasi i rekrutonin paraprakisht dhe i punësonin këto femra këta shtetas i detyronin këto punonjëse (duke përfshirë edhe punonjëse të mitura) që përveç masazhit tu ofronin klinetëve edhe shërbime seksuale brenda këtyre qendrave të masazhit.

Në përfundim klientët bënin pagesën për shërbimin e masazhit dhe shërbimet seksuale që ata përfitonin dhe këto përfitime ndaheshin ndërmjet administratorëve të këtyre qendrave dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime
" informon policia e Tiranes

Qendra e masazhit afer shtepise se ministrit Lleshaj- Burimet bëjnë me dije se qendra e masazhit ndodhet në zonën e Pazarit të Ri, në afërsi të banesës së Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Procedohen 5 vajza- Njëkohësisht janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 5 vajza, të cilat përdoreshin për ushtrimin e aktiviteteve të tilla me dyshim ushtrim prostitucioni, informon gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj.

Po në vijim të operacionit u procedua penalisht për veprën penale "Moskallëzim krimi shtetasja S.D., 21 vjeçe, e cila në cilësinë e menaxheres të një prej qendrave, nuk ka treguar për këtë aktivitet të kundraligjshëm që kryhej brenda kësaj qëndre masazhi.

Do zbulohen klientet- "Nga ana jonë vijojnë hetimet për bashkëpunëtorë të tjerë në këtë veprimtari kriminale si dhe për identifikimin e klientëve që kanë përfituar shërbime seksuale në këto qendra masazhi. " vijon njoftimi i sotem i policise se Tiranes

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prostitucionit”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” “Mbatjes së lokaleve për prostitucion” dhe “Moskallzimit të krimit” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Kjo nuk është hera e parë që biznese të tilla janë përdorur për aktivitete të paligjshme, ndërsa në pranga të policisë edhe më herët kanë rënë të tjerë pronarë.

Vendi Lajme Kronike tirane arrestime Aktualitet

EMISIONET