Pas kalimit të ish-ministrit të LSI Nasip Naço në gjirin e Partisë Socialiste, reagon drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit, Ardit Çela.

Përmes një postimi në Facebook, Çela shprehet I bindur se LSI do të jetë force e parë në këtë qark duke hedhur kështu poshtë pretendimet e Blendi Klosit për 5 mandate në këtë qark.

Sa i përket Naços, Çela e quan “shoqëruesin e pestë të Klosit”, shkruan Ora News.

“Jemi përditë në mesin e njerëzve të mrekullueshëm e të ndershëm të Qarkut të Beratit. LSI forcë e parë në Qarkun e Beratit.

Nuk kemi kohë të merremi as me Blendi Klosin, e jo më me shoqëruesin e pestë të tij”, shkruan Çela në reagimin e tij.

Lexo edhe:

“Të ardhmen e shoh te PS”/ Nasip Naço le LSI-në: Shqipëria s’ka nevojë për eksperimente politike

Në ditën e Ujit të Bekuar, një festë e rëndësishme për besimtarët orthodoksë në Berat, Naço u shfaq në krah të ministrit Blendi Klosi ku dhe zyrtarizoi kalimin te selia rozë.

 “Të ardhmen e shoh te PS”, është shprehur ndër të tjera ai.

CV politike e Nasip Naços:

Në vitet 2008 – 2009, ai ka qënë Sekretar Politik i LSI-së, për Qarkun e Beratit.

Në legjislaturën XVIII, zgjidhet deputet i Qarkut te Beratit, për Grupin Parlamentar të LSI-së, dhe në periudhën 2009 – 2011, ushtron detyrën e Zëvendëskryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Në vitet 2011 – 2012, ai ushtron detyrën e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Më pas, në korrik 2012, rizgjidhet Zëvendëskryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Nasip Naço në vitin 2013 u zgjodh Ministër i Drejtësisë.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 Naço ishte një ndër dy deputetët që LSI nxorri nga qarku i Beratit.

/a.r,OraNews