Emocionet e garës presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se kanë përfshirë kandidantin demokrat, Joe Biden. 

Gjatë ndalesës së tij në Filadelfia ai ka prezantuar mbesën e tij Finnegan me emrin e djalit të ndjerë, Beau Biden.

“Ky është djali im, Beau Biden, i cili shumë prej jush e ndihmuat në zgjedhjen e Senatit në Delaëare,” – thotë Biden.

Më pas, ai shqiptoi emrin e motrës së saj, Natalie. Kjo gjë u kuptua menjëherë nga të pranishmit dhe Biden kërkoi ndjesë.