Inagurimi i Biden do të jetë ndryshe, ja me çfarë do zëvendësohen mbështetësit

Inagurimi i Biden do të jetë ndryshe, ja me çfarë do

Inagurimi është një ceremoni formale që shënon fillimin e presidencës së re.

Biden do të zëvendësojë Trump kur të inagurohet si president ditën e sotme.

Por ceremonia do të jetë ndryshe nga ceremonitë e kaluara , me pjesëmarrës të cilët do të mbajnë maskë dhe do të respektojnë rregullat e distancimit social dhe nuk do të ketë të pranishëm asnjë person nga publiku.

Zakonisht ceremonia e betimit zhvillohet para qindra mijëra njerëzve që mblidhen për të parë betimin e Presidentit të zgjedhur në Capitol të SHBA-së.

Sidoqoftë, për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe shqetësimeve të sigurisë pas trazirave të fundit në Capitol, nuk do të ketë të pranishëm nga turma.

Në vend të mbështetësve janë vendosur pothuajse 200.000 flamuj amerikanë në zonën me bar të ndërtesës .

Është vendosur një numër shumë i madh flamujsh sepse ata përfaqësojnë personat që nuk mund të jenë të pranishëm në ceremoni.

Pa turmat e zakonshme, ky do të jetë inagurimi më i qetë në historinë amerikane.

Flamujt  janë nga çdo shtet dhe territor amerikan dhe kopshti u quajt "Fusha e Flamujve."

Rreth 50 drita do të ndriçojnë zonën për të shfaqur flamujt e kombeve të ndryshme.

Zakonisht, një President do të donte një zonë të mbushur me sa më shumë persona mbështetës, por këtë vit administrata e Biden i ka bërë thirrje qytetarëve që mos udhëtojnë në Capitol dhe ta shohin betimin në televizionet e tyre.

Një ndryshim tjetër këtë vit do të jetë edhe mungesa e Presidentit në ikje, Donald Trump në ceremoni.

"Për të gjithë ata që më pyetën, unë nuk do të shkoj në inagurimin e 20 janarit," shkroi Trump në Twitter në 8 janar.

Tre ish-presidentë të tjerë, John Adams, John Quincy Adams dhe Andrew Johnson nuk do të jenë pjesëmarrës në këtë ceremoni.

Bota Lajme joe biden inagurim ndryshe

EMISIONET