Violeta Avdijaj, 3-vjeçarja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit, ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas asaj që informon gazetarja e Ora News, Nertila Dosti, gjëndja e saj është e rëndë, por sipas mjekëve, ka shpresa se mund të mbijetojë.

Vajza e familjes Avdijaj ka një këmbë të thyer, ndërsa stafi i Spitalit të Traumës po monitoron gjendjen e saj.

“Tre-vjeçarja ndodhet në ambjentet e spitalit prej disa minutash. Burime na thanë se gjendja e saj është kritike, serioze për jetën por gjithësesi ka shpresa që e vogla tre vjeçare, ti mbijetojë kësaj tragjedie që i mori të gjithë familjes e saj“.

Në ambjentete Spitalit të Traumës ka mbërritur edhe ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani.

Në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, pranë qytetit të Rubikut, Violeta tre-vjeçare humbi prindërit dhe motrën  e saj, Medina Avdiaj 5 vjeçare. Ndërsa viktimë mbeti edhe nipi i familjes, 11 vjeçari Klejdi Koçi.

Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese.

Teksa ka qenë në parakalim ai nuk ka mundur të shohë kamionin që po vinte në drejtim të tij dhe në këtë moment ka ndodhur përplasja fatale.

Drejtuesi i kamionit me targa 04-406-HB, Isa Ishala, po nga Kosova, është shoqëruar  nga policia për t’u marrë në pyetje.

Lexo edhe:

Humbën jetën burrë e grua dhe dy fëmijë, pamje nga aksidenti tragjik në Rrugën e Kombit