"Golden Foot Award", Ronaldo fiton çmimin special

"Golden Foot Award", Ronaldo fiton çmimin special

Një tjetër çmim special për Cristiano Ronaldon.

Ylli portugez i Juventus mori sot çmimin “Golden Foot Award”, ndërsa gjurmët e këmbëve të tij do të ekspozohen në të famshmen "The Champions Promenade" në Monte Carlo. 

“Marrja e këtij çmimi është një nder. Jam i lumtur që gjurmët e mia do të jenë afër atyre të kampionëve të tjerë të mëdhenj dhe falënderoj të gjithë tifozët që votuan për mua. Unë gjithmonë do të bëj çmos për të luajtur mirë dhe për të shënuar gola”, tha Ronaldo.

Vlen të theksohet fakti që ky është çmim që fitohet 1 herë në karrierë dhe është e rezervuar për lojtarët mbi moshën 28 vjeç. 

FITUESIT NDËR VITE:

2020 – Cristiano Ronaldo
2019 – Luka Modriç
2018 – Edinson Cavani
2017 – Iker Casillas
2016 – Gigi Buffon
2015 – Samuel Eto'o
2014 – Andres Iniesta
2013 – Didier Drogba
2012 – Zlatan Ibrahimoviç
2011 – Ryan Gigs
2010 – Francesco Totti
2009 – Ronaldinho
2008 – Roberto Carlos
2007 – Alessandro Del Piero
2006 – Ronaldo
2005 – Andriy Shevchenko
2004 – Pavel Nedved
2003 – Roberto Baggio

Sport Lajme ronaldo Futboll cmimi golden foot

EMISIONET