PD nis votimin e kandidatëve nga anëtarësia. Del lista e Qarkut Kukës, mungon Noka/ EMRAT
PD nis votimin e kandidatëve, konsultim me bazën: Noka do të jetë pjesë e listës së Tiranës
Partia Demokratike ka nis fazën e konsultimit me bazën të emrave për kandidat për deputet dhe kryetar bashkie. Votimi i parë do të jetë të premten në Kukës, ndërsa është publikuar edhe lista e kandidatëve. Ajo që bie në sy është mungesa e ish Ministrit Flamur Noka, por burimet saktësuan se ai do të jetë në listën e Tiranës.
Të premten me qarkun e Kukësit, partia demokratike nisi fazën e konsultimit me bazën të kandidatëve për kryetar bashkie dhe deputet.
Anëtarët e partisë demokratike sipas modelit të kësaj flete votimi janë thirrur të votojnë në bllok për listën e kandidatëve ose të refuzojnë një prej tyre.
Ashtu siç është përcaktuar në udhëzimin e kryetarit të partisë demokratike anëtarët në bazë të qarqeve do të njohën me emrat 24 orë para procesit të votimit.
Bazuar në këtë u bë publike lista e qarkut të Kukësit, ku vërehen disa risi.
Pas 3 mandatesh në këtë qark do të mungojë ish-ministri dhe ish-deputeti Flamur Noka, ndërsa burimet i thanë RTV ORA se ai është caktuar të kandidojë në Qarkun e Tiranës.
Emri i tij është propozuar në të gjitha degët e qarkut Kukës, si dhe në shumë degë të tjera të PD në të gjithë Shqipërinë, por, mesa duket, për Partinë Demokratike kandidimi i ish Ministrit të Brendshëm Flamur Noka është më i vlefshëm në Qarkun e Tiranës.
Në degën e Kukësit janë 6 emra mes te cilëve be ne sy ai i ish kryetarit të bashkisë bashkim shehu, i mjekut Admir Sinamati, apo i diplomatit Arben Çejku.
Në degën e Tropojës, rikthehet ish deputetja Mimosa Hajdar Mataj, deputeti Isuf Çela dhe ish kryebashkiaku Besnik Dushaj.
Në has risi është emri i Avenir Pekës, i cili ka mbajtur detyrën e zëvendës ministrit të brendshëm në qeverisjen e PD, ndërsa u përfol si një emër i mundshëm për drejtimin e kontrollit të lartë të shtetit.
Konsultimi me anëtarësinë, nuk është procesi i fundit.
Emrat do të rikthehen në Komisionin e filtrimit të kandidatëve, ku secili anëtar voton bazuar kryesisht në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.
Pas këtij vlerësimi, rreth 300 kandidatë që do të kalojnë edhe fazën e tretë dhe lista do I dorëzohet për vendimmarrje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.
Dega Kukës, Qarku Kukës:
1. ADMIR SINAMATI
2. ARBEN CEJKU
3. BASHKIM SHEHU
4. IBRAHIM BRUKA
5. SAHIT PRIZRENI
6. VJOLLCA VATA
Dega Tropojë, Qarku Kukës:
1. BESNIK DUSHAJ
2. FERIDE RRAHMANI
3. ISUF ÇELA
4. LUSH SUSAJ
5. MIMOZA HAJDARMATAJ
6. XHEM NEZAJ
Dega Has, Qarku Kukës:
1. AVENIR PEKA
2. DEMUSH KASTRATI
3. ELEZ MACI
4. ISMET JAKU
5. ZENEL KASTRATI
Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët që konfirmohen nga antarësia, i nënshtrohen vlerësimit të Komisionit në fazën e tretë, ku secili anëtar voton bazuar kryesisht në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.
Pas këtij vlerësimi, rreth 300 kandidatë që do të kalojnë edhe fazën e tretë, lista i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.
