FOTO/ Tërmeti në Kroaci, qyteti Petrinja si zonë lufte

Një tjetër tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6.3 ballë, ka goditur Kroacinë.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte rreth 42 kilometra në juglindje të Zagrebit, në qytetin Petrinja.

Tërmeti është ndjerë edhe në veri të Italisë, ndërsa në qytetin Pretinja raportohet për një spital dhe një azil të shembur.

Ndërsa deri tani është konfirmuar vetëm një vdekje dhe bëhet fjalë për një 12-vjeçare.

Tërmeti i sotëm është shoqëruar edhe nga disa paslëkundje më të lehta.

Vetëm një ditë më parë, në Kroaci u regjistrua një tërmet me magnitudë 4,9 ballë të shkallës rihter.

Rajoni Bota Lajme Europa kroaci termeti imazhe

EMISIONET