Cristiano Ronaldo tremb sërish Juventusin. Ylli portugez, I sapokthyer nga karantina për shkak të infektimit me Covid-19, pësoi mesditën e sotme në kavilje gjatë ndeshjes kundër Lazios.

Ronaldo la fushën e lojës në minutën e 76 për shkak të një goditjeje të marrë nga Luis Alberto.

Ende nuk është bërë e ditur gjendja e tij shëndetësore dhe nëse rrezikon të humbasë ndeshjet e rradhës për bardhezinjtë.

Kujtojmë se Lazio-Juventus u mbyll në barazim 1-1, ndërsa golin për kampionët e Italisë e shënoi pikërisht CR7.