Nuk pati fitues në sfidën mes Lazio-s dhe Juventus, e vlefshme për javën e 7-të në Serie-A.

Në “Olimpico” të Romës u mendua se goli i Cristiano Ronaldos në minutën e 15-të, pas asistit që sulmuesi mori nga Cuadrado do ti dhuronte suksesin bardhezinjëve, por në minutën e 5-të shtesë, kur dukej se gjithçka ishte mbyllur, bardhekaltërit shënojnë golin e barazimit, me anë të Caciedos, duke i ngrirë buzëqeshjen skuadrës së Andrea Pirlo-s (1-1).

Nga minuta e parë për kryeqytetasit italian luajti edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi që kishte disa mundësi, por nuk ia doli të realizoi.

Tashmë,  Lazio  shkon në kuotën e 11 pikëve, në vendin  e 9-të ndërsa Juventusi renditet i treti me 13 pikë.