EMRAT/ Nga Kukësi në Korçë, ja 12 kryesuesit e PS në qarqe

Kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama ka prezantuar kandidatët e mazhorancës në 12 qarqet e vendit për zgjedhjet e 25 Prillit.

Sipas Ramës, ky është “Formacioni i Kombëtares për ndeshjen e 25 Prillit”.

Kryeministri shtoi se në krye të listave në 12 qarqet do të jenë të rinj e të reja, vajza dhe gra. Ndërkohë që nuk mungojnë as emra të njohur tashmë si zv/kryeministri Erion Braçe që do të drejtojë listën në Fier, ministrja e Arsimti Evis Kushi e para në Elbasan dhe ish ministret Lindita Nikolla e Mirela Kumbaro, të parat në qarqet Lezhë dhe Gjirokastër.

Lexo edhe: Rama vulos listat, do drejtohen nga të rinjtë, gratë dhe vajzat: As unë nuk do të jem i pari në Vlorë dhe Durrës

Tirana – Najada Çomo dhe Luljeta Bozo

Durrës – Milva Ekonomi

Fieri – Erion Braçe

Elbasani – Evis Kushi

Vlora – Pranvera Resulaj

Lezha – Lindita Nikolla

Korça – Eni Zake

Berat - Hatixhe Konomi

Shkodër – Edona Bilali

Kukës - Greta Duraku

Dibër - Lavdrim Krashi

Gjirokastra - Mirela Kumbaro

Lexo edhe: “Më të mirë se ne nuk ka”, Rama: Jemi forca që qeveris dhe që do të qeverisë

EMISIONET