VIDEO/ “Tym i bardhë” nga zyra e Rektorit, “Mjekët” e rinj rikthehen në auditore deri në vendimin e Gjykatës
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë duket se kanë arritur në takimin e mëngjesit të sotëm në një marrëveshje me Rektorin e këtij Fakulteti, çka njoftohet se ata nga dita e nesërme do i japin fund bojkotit dhe protestave, duke u rikthyer në auditore pas disa muajsh.
“Ata kanë marrë garanci të plotë nga Rektori që i mbështet ata deri në vendimim e Gjykatës.
Po ashtu, ata kanë marrë garanci se do rregullohen orët e humbura, si dhe do ketë konsultim juridik për ligjin nga vetë Rekrorati i fakultetit.
Ndërkaq ata kanë premtuar rikthimin në mësim duke nisur nga dita e sotme.
Po ashtu, studnetët kanë marrë garanci se nuk do të ketë penalitete për ta deri në vendimin e gjykatës.
Ndërkaq, të rinjtë kanë kërkojnë sërish takim me ministren e Arsimit dhe janë në pritje të një konfirmimi”, raporton për “Ora News” gazetarja Sonila Musai.



