Mjekët “e arratisur” drejt suksesit jashtë/ Neurokirurgu Gentian Toshkëzi, rrëfen karrierën e tij në SHBA

Neurokirurgu Gentian Toshkezi në një intervistë dhënë në studion e kajmeve në “Ora News”, rrëfeu karrierën e tij në SHBA.

Toshkëzi theksoi se prej 3 vitesh drejton repartin e Neurokirurgjisë në spitalin “Medical Center” në Maryland.

“Asgjë nuk arrihet pa punë dhe pa sakrifica. Kanë kaluar tashmë 18 vite që nga dita që kam ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kujtoj si sot atë ditë të 8 nëntorit të vitit 2005 kur kam ardhur këtu, me një valixhe në dorë dhe vizë turisti, por i pajisur me shpresa dhe ëndrra të mëdha për të rikrijuar vetveten.

Është e vështirë, sepse e gjithë ajo lodhje, mund dhe sakrifica që ke bërë në vendin tënd, duhet të ribëhet për të fituar një karrierë dhe garë me të tjerët që janë të huaj dhe që janë shkolluar mbase në shkolla më të mira.

Dhe e vetmja gjë që mora me vete ishte pikërisht kultura dhe shkollimi që kisha bërë në Shqipëri.

Starti jot ndaj të tjerëve nis nën zero, pasi unë nuk dija dhe gjuhën ”, u shpreh ndër të tjera mjeku Toshkëzi.

lili saraçi gentian toshkëzi

EMISIONET