VIDEO/ Saranda mirëpret kroçierën e parë për këtë vit, “Sapphire Princess” sjell rreth 2600 turistë

“Sapphire Princess” është kroçiera e parë që ka mbërritur sot në Sarandë, duke shënuar nisjen e një tjetër sezoni të rëndësishëm për turizmin e kroçierave në jug të vendit.
Siç raportojnë mediet, kroçiera për shkak të madhësisë të saj u ankorua në radë dhe me lançet e veta transportoi turistët për të vijuar vizitën e tyre në qytetin e Sarandës.
Anija turistike ka rreth 2600 turistë në bord nga vende të ndryshme të botës.
Kroçiera mbërriti në Sarandë nga Italia dhe pritet të vazhdojë itinerarin e saj pasditen e kësaj të marte drejt Greqisë./ATSH

