VIDEO/ E diela e parë e marsit, fluks vizitorësh në Durrës

VIDEO/ E diela e parë e marsit, fluks vizitorësh në Durrës

E diela e parë e marsit, e shoqëruar me temperatura pranverore, ka sjellë një fluks qytetarësh në qytetin bregdetar të Durrësit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Durrësi, ku qytetarët shijuan rrezet e diellit kryesisht pranë shëtitores “Taulantia” si dhe përgjatë bregut të detit.

Moti i mirë ka nxitur familje, të rinj dhe vizitorë të kalojnë disa orë qetësie duke e kthyer zonën në një nga hapësirat më të frekuentuara të fundjavës.

Shëtitorja “Taulantia” ka tashmë ambiente të gjelbëruara, lulishte që shtrihen në një hapësirë 21 mijë m2, me 500 pemë dhe rreth 6500 shkurre dekorative.

Krijimi i hapësirave të gjelbra, sistemi i ri i ndriçimit, këndet sportive, si dhe hapësirat rekreative e kanë shndërruar shëtitoren në një zonë shumëfunksionale.

Shëtitorja në vijën bregdetare të Durrësit një nga zonat turistike më të frekuentuara gjatë verës nga pushues vendas e të huaj, ka korsi të posaçme për këmbësorët dhe biçikletat.

Durrës vijon të konsolidohet si një ndër destinacionet kryesore turistike në vend, duke regjistruar rritje të numrit të vizitorëve të huaj vitet e fundit.

Porti i qytetit mirëpret gjithashtu kroçera të shumta, që sjellin turistë nga vende të ndryshme të botës, duke kontribuar në gjallërimin e jetës ekonomike dhe turistike të zonës.

EMISIONET