UBA Bank si organizatë kriminale, grabitje llogarish, pengmarrje, pastrim parash dhe mashtrim. Drejtori dhe nëndrejtori u vodhën 400 mijë euro klientëve. Pse dosja nuk i kalon SPAK-ut?

UBA Bank si organizatë kriminale, grabitje llogarish, pengmarrje, pastrim

Zhvatje përmes mashtrimit, vjedhje, grup kriminal, pastrim parash, pengmarrje, marrje pasurie përmes shtërngimit, mashtrim ndaj klientëve etj. Këto janë disa tiparet e UBA Bank, Banka e Bashkuar e Shqipërisë, pjesë e grupit EUROSIG, të drejtuar nga Kadri Morina. Pengmarrja e Florian Sulës nga djemtë e bashkëpronarit të UBA Bank (Gazment Neza), pasur me skema pastrimi parash dhe vjedhjen e fundit të rreth 400 mijë euro në llogaritë e klientëve, i jep UBA Bank fytyrën e një organizate të mirëfillt kriminale.

Skema e vjedhjes në llogaritë e klientëve

Një skemë vjedhjeje dhe mashtrimi ndaj klientëve është konfirmuar në UBA Bank. Dymbëdhjetë punonjës të UBA Bank janë vënë nën masa sigurie, pasi Prokuroria e Tiranës ka provuar dyshimet e një klienti, i cili në vitin 2025 denoncoi se po vidhej, pasi kishte konstatuar tërheqje të paautorizuara nga llogaritë e tij pranë këtij institucioni financiar.

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës zbuluan një skemë kriminale vjedhjeje dhe mashtrimi ndaj klientëve brenda UBA Bank, pas së cilës drejtori Albin Keta dhe zëvendësi i tij, Gilbert Hoxha, u vunë në pranga. Gjashtë punonjës të bankës janë vënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa katër të tjerë janë pezulluar nga detyra si pjesë e skemës së zhvatjes së klientëve.

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur edhe mënyrën e funksionimit të skemës së vjedhjes, të ngritur nga punonjës të UBA Bank sipas roleve dhe funksioneve që kishin. Punonjësit e arkës dhe të shërbimit ndaj klientit, me akses ekskluziv mbi fondet e klientëve, kryenin ndërhyrje dhe manipulime në sistemin bankar.

Këto veprime verifikoheshin dhe autorizoheshin nga niveli drejtues në hierarki, përfshirë përgjegjësit operacionalë dhe drejtorët e degëve, të cilët kishin detyrimin për verifikimin, kontrollin dhe autorizimin përfundimtar të transaksioneve bankare.

Nga hetimet ka rezultuar se, duke shpërdoruar detyrën dhe aksesin në sistemin bankar, të dyshuarit kanë përvetësuar shuma monetare të dy klientëve përmes përdorimit të mandateve false të tërheqjes, tërheqjeve pa mandat, ndërhyrjeve të kundërligjshme në sistem nëpërmjet konvertimeve valutore, hapjes dhe mbylljes së depozitave, si dhe ndryshimit të të dhënave pa autorizim.

Verifikimet zbuluan se nga llogaritë e klientëve janë kryer 30 tërheqje pa mandat, si dhe janë hapur dhe mbyllur pa autorizim disa depozita me afat në euro dhe dollarë. Prokuroria e Tiranës ka ngritur ndaj tyre akuzat për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Ajo që është e paqartë në këtë ngjarje, është se hetimet janë zhvilluar nga ana e Prokurorisë së Tiranës, ndërsa nisur nga përmasat e kësaj zhvatjeje, ku rezulton një grup i mirëfilltë zhvatësish, është e paqarta se pse dosja nuk i ka kaluar SPAK-ut.

Si u rrëmbye Florian Sula nga dy djemtë e bashkëpronarit të UBA Bank!

Në prill të këtij viti, Jurgen dhe Kevin Neza, dy djemtë e bashkëpronarit të UBA Bank rrëmbyen bosin e call centrave Florian Sula, duke i kërkuar 2 milionë euro. Pasi Sula nuk iu gjeti dot 2 milionë euro ata e liruan për t’u sjellë 500 mijë euro. I riu shkoi në Polici dhe më pas u bë arrestimi i pengmarrësve. Jurgen dhe Kevin Neza janë dy djemtë e biznesmenit Gazment Neza, i njohur si bashkëpronar i Bankës së Bashkuar së Shqipërisë, (UBA BANK), dhe ortak në Eurosig Albania.

UBA Bank si organizatë kriminale, grabitje llogarish, pengmarrje, pastrim

Pengmarrja e Florian Sulës është një akt kriminal, me sa duket i kryer nga një grup kriminal, por nga ana tjetër, edhe Florian Sula u ka zhvatur miliona euro qytetarëve evropianë përmes mashtrimit të shumfishtë me pasoja të rënda. Krahas arrestimit të pengmarrësve, policia duhet të nisë një hetim edhe për Florian Sulën, si u bë biznesmen pa mbushur 30 vjeç, çfarë biznesh ka dhe në emër të kujt i ka, cili është burimi, me çfarë aktiviteti është marrë etj.

/Marrë me të njëjtin titull nga "Prapaskena"

UBA Bank si organizatë kriminale, grabitje llogarish, pengmarrje, pastrim

EMISIONET