Berisha-Piro Vengut: Dezertove dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit kur je një kallajxhi! Ish-ministri replikon, Noka i tregon prangat

Berisha-Piro Vengut: Dezertove dhe mashtrove se je pasardhës i Marko

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u është drejtuar socialistëve, duke u shprehur se intimidohen nga kreu i PS Edi Rama dhe se keqpërdoren prej duke mos arritur të artikulojnë asnjë fjalë në mbledhjet e grupit.

Ai ka bërë edhe një herë thirrje që të bojkotohet ajo që do të organizohet nesër në Vlorë, që ai e ka quajtur anti-miting.

Sali Berisha: Në partinë e krimit në degën Vlorë u shpërndanë, pardje u dekorua famozi Mezan Malaj, Malaj tjetri, tjetri, tjetri me radhë.

Dhe ky është mashtrim publik që bëni. Po, po. Tani thoni se, se e kuptoni ju, se ai u thotë do shkoj në fshat unë, do do do shkoj në fshat unë atje tani ama prapa ju.

Edhe u përballohen gjëja, edhe s’u lënë me çel gojën. Bëni mbledhje të katër orësh, s’flisni dot një fjalë si me qenë kukulla. U keqpërdor në shkallë ekstreme, u shet çdo gënjeshtër. Nesër është anti-miting. Dhe mos guxoni ta ta organizoni!

Nesër është anti-miting. Ku është ai që e mori dje atë pallaskën e Ramës në Pallat të Kongreseve? Që hiqej si si si disident ky, Erioni, ku është? S’ka ardh sot fare. E patë apo jo? E dekoroi bashkë me Gramozin.

Ndaj dhe lërini ato, hiqni dorë nga anti-mitingu, hiqni dorë nga dhuna ndaj protestuesve paqësorë sepse i keni hedhur ujin në në në karrocën e fëmijës një zonje.

Hiqni dorë nga cilësorët e turpshëm, hiqni dorë nga keqpërdorimi i i asaj që quhet opozitë e opozitës, që është krijesë mjerane, krijesë mjerane, shërbëtore mjerane e qeverisë.

Parafolësi, pasi dezertoi nga ushtria, bëri mashtrimin madhor se është pasardhës i Marko Boçarit. Dhe se Sali mos i bjer në qafë kot një deshendenti të Marko Boçarit, se pavarësisht se ka marrë nënshtetësinë greke, nuk mund të bënte shërbim ushtarak në Greqi.

Marr vesh unë, ky është pasardhës i një familje kallajxhi, krahina e tyre është një krahinë e mrekullueshme, fshati i tij është fshati i kallajxhive, të tjerët janë burra viganë si Andon Zako dhe të tjerë.

Të të them disa vargje të Kati Spirit që i ka për ty konkretisht, por nuk i them, sepse nuk dua të prish mjedisin këtu. Në këtë moment, edhe njëherë kërkoj të hiqet dorë nga antimitingu që keni planifikuar nesër në Vlorë. Është ditë turpi.

Dhe ti çfarëdo që të bësh, njeri dezertor... Ke dezertuar apo jo? Thuaju a ke dezertuar apo jo? Thuaju shqiptarëve, dezertove nga ushtria apo jo? Dhe more pastaj e dole në krye të ushtrisë.

Ndërkohë Pirro Vengu i është përgjigjur kreut të PS se ka ikur koha kur ai arrinte të intimidonte qytetarët.

“Koha kur intimidoje gjyshërit tanë ka kaluar, kjo gjeneratë në Vlorë nuk ju kërkon leje kur do të mblidhet e kur do të festojnë”, tha ai.

Ndërkohë përballë tij deputeti PD Flamur Noka që bënte me duar shenjën e prangave.

EMISIONET