Tregu i bimëve mjekësore në kolaps të plotë. Hysenaj: Shkak i krizës forcimi i lekut, ja problematikat e kultivuesve

Xhevit Hysenaj, kryetari i Shoqatës së Bimëve Mjekësore i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ngriti shqetësimin se ky sektor po përjeton ditët më të zeza të tij.

“Të thuash sot se jemi në një kolaps të plotë realisht nuk më vjen mirë, por kjo është situata. Realiteti është i tillë dhe ne nuk mund ta shmangim kriza që vjen në industrinë tonë, ku ne jemi 100 % eksportues, ndërkohë që ne blejmë me lekë shqiptare dhe eksportojmë me valutë të huaj është një krizë që tashmë po shpërfaqet dhe që dëshmon se çdo ditë e më shumë ne po shkojmë drejt një kolapsi të vazhdueshëm dhe të pashmangshëm.

Kjo për arsye se ne kemi konkurrencë shumë të fuqishme si në Rajon ashtu dhe jashtë tij. India, Turqia e Kina po mundohen të futen fuqishëm.

Po mundohen të futen në tregu e sherebelës ku ne jemi furnizuesi kryesor i tregut amerikan, mbi 66 % të tij mbulohet nga sherbela shqiptare për vetë arsyet se kjo sherebelë ka një cilësi dhe aromë të veçantë në tregun botëror.

Problematika më e madhe që kemi ne sot është rënia e valutës, pasi kontratat i kemi bërë një vit më parë dhe nuk ka qenë kjo situatë në tregun e këmbimit valutor”, u shpreh ndër të tjera Xhevit Hysenaj, kryetari i Shoqatës së Bimëve Mjekësore.

lili saraçi xhevit hysenaj

EMISIONET