Tola: Nafta shtrenjtohet, kostoja e jetesës rritet! Qeveria ul akcizën e karburantit, efekti mbetet i kufizuar

Çmimi i naftës ka arritur 214 lekë për litër, duke rritur kostot për qytetarët dhe duke i detyruar të rishikojnë shpenzimet e përditshme. Qeveria ka ulur akcizën e karburantit me rreth 20% për të lehtësuar barrën, por ekspertët e ekonomisë thonë se efekti mbetet i kufizuar.

Tola: Nafta shtrenjtohet, kostoja e jetesës rritet! Qeveria ul akcizën

214 lekë për litër... ky është çmimi që qytetarët po paguajnë sot për karburant dhe kjo për drejtuesit e mjeteve,do të thotë më shumë kosto duke i detyruar shumë nga qytetarët të rishikojnë shpenzimet e tyre të përditshme.

Këtë të hënë çmimi i karburantit në vend, ka arritur në 214 lekë për litër efekt që për ekspertin e ekonomisë ka filluar që të ndihet.

Në përpjekje për të frenuar rritjen, qeveria ka ndërhyrë duke ulur me rreth 20 për qind akcizën e karburantit mbi çmimin 220 lekë për litër.

Tola: Nafta shtrenjtohet, kostoja e jetesës rritet! Qeveria ul akcizën

Sipas ekspertëve të ekonomisë, kjo është një masë që synon të lehtësojë barrën për konsumatorët, por efekti i saj mbetet i kufizuar pasi kjo duhet të ishte bërë me kohë.

Ndërkohë, qytetarët kërkojnë masa më konkrete dhe ulje të ndjeshme të çmimeve, në një kohë kur kostoja e jetesës vijon të rritet.

EMISIONET