Shefja e ILDKPI, Evgjeni Bashari, 3 vite pa deklaruar pasuritë e saj; mbulesë për pasuritë e ...
Mashtrimi i saj me verifikimet e pasurive, është zbuluar në rastin e 117 prokurorëve dhe gjyqtarëve, të shkarkuar nga Vettingu për pasuri të paligjshme; për të cilët, Evgjenia e ILDKPI, kishte lëshuar vërtetime sikur i kishin pasuri të ligjshme...
Filtri ligjor për pasuritë e zyrtarëve, është Inspektorati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, por kryetarja e këtij institucioni Evgjeni Bashari nuk e zbaton ligjin, duke fshehur pasuritë e tyre, madje për funksionarët e lartë, nuk bën fare hetime pasurore, duke lëshuar vërtetime false.
Në vitin 2023, krye inspektorja e ILDKPI, Evgjeni Bashari, ka raportuar se ka zbuluar vetëm 21 zyrtarë të nivelit të ulët, që dyshohen për pasuri të pa justifikuara, 15 nga të cilët janë vetë-deklaruar pas largimit nga detyrat që kanë pasur.
Pra, nga 2310 zyrtarë në detyrë, që detyron ligji i vetë-deklarimit dhe kontrollit të pasurive; drejtuesja Evgjeni Bashari me 73 inspektorët e saj, paskan zbuluar vetëm 6 zyrtarë aktual e 15 ish-zyrtarë të nivelit të ulët dhe asnjë zyrtarë i lartë.
Kur gjatë investigimit që bëri “Pamfleti”, rezultoi se kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Sali Berisha e Ilir Meta dhe 14 ministra, 42 krye bashkiakë, 192 drejtues të drejtësisë, policisë, kompanive e agjencive shtetërore, kanë pasuri sheikësh.
Këta kanë mashtruar sikur i kanë vënë me burime të ligjshme, ndërsa ILDKPI u plotëson raporte pasurore false; megjithëse e di, që i kanë vënë me korrupsion e vjedhje, gjatë ushtrimit të detyrave shtetërore që kanë pasur e kanë.
Kështu do ndodh, kur vetë drejtuesja e ILDKPI, Evgjeni Bashari, që duhet të kontrollojë zyrtarët; prej 3 vitesh në këtë detyrë, nuk ka deklaruar pasuritë e saj, ngaqë ka shumë pasuri të vëna me korrupsion, kur ishte shefe dosjesh në Gjykatën e Lartë dhe Inspektore, Shefe Kabineti e Sekretare e Përgjithshme në ILDKPI deri në dhjetor 2020 kur u emërua me votat e PS, PD, LSI.
Shefja e ILDKPI, nuk mund të verifikojë, deklarojë e kallëzojë në SPAK, realitetin e pasurive të zyrtarëve të lartë të shtetit, kur me Vendim Nr. 10, datë 25 janar 2024 të Qeverisë e Kuvendit, asaj dhe inspektorëve u janë rritur pagat me 70%, duke nisur pagesa nga muaji prill 2023.
Mashtrimi i saj me verifikimet e pasurive, është zbuluar në rastin e 117 prokurorëve dhe gjyqtarëve, të shkarkuar nga Vettingu për pasuri të paligjshme; për të cilët, Evgjenia e ILDKPI, kishte lëshuar vërtetime sikur i kishin pasuri të ligjshme.
Siç ka deklaruar “të pastra”, pasuritë prej sheikësh të Ilir Metës e Monika Kryemadhit, Sali Berishës, Edi Ramës, Ritvan Bodes, Blendi Gonxhes, Blendi Klosit, Gent Sejkos, Belinda Ballakut, Niko Peleshit, Anila Denajt dhe Ceno Klosit të tatimeve e Gent Gazhelit të doganave.
Madje dhe për kunatën e Mirel Mërtirit të landfilleve, prokuroren Mariola Mërtiri që e shkarkoi Apeli i Vettingut për pasuri të paligjshme si dhe për krye policin e arrestuar Oltian Bistri, të cilit iu sekuestruan 1 milionë Euro pasuri, Evgjeni Bashari e ILDKPI, ka lëshuar vërtetime sikur i kanë pasuri të ligjshme./ Marrë nga "Pamfleti"