Rritja rekord e turizmit në Berat/ Ceca: 550 mijë vizitorë vetëm në gjashtë muajt e parë

Qyteti i Beratit po përjeton një fluks të jashtëzakonshëm turistik këtë vit, duke thyer rekordet e mëparshme dhe duke u konfirmuar si një nga destinacionet më të rëndësishme në Shqipëri.

Pas një viti të suksesshëm që u mbyll me mbi 1 milion vizitorë, statistikat e gjashtëmujorit të parë të këtij viti tregojnë për rreth 550,000 turistë, shifër kjo e arritur ende pa nisur piku i sezonit veror.

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në "ORA NEWS", Kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Ceca, shpjegoi me detaje statistikat, të cilat tregojnë se rreth 80% e atyre që vizitojnë "qytetin e një mbi një dritareve" janë të huaj, ndërsa vetëm 20% janë shqiptarë. Këtë vit është vënë re një rritje e ndjeshme e vizitorëve nga vende si Gjermania, Holanda dhe Austria.

Rreth 60% e turistëve mbërrijnë në Berat përmes agjencive turistike, ndërsa 40% zgjedhin të udhëtojnë në mënyrë individuale, bazuar kjo në shifrat e mbledhura nga strukturat akomoduese dhe muzetë kryesorë të qytetit.

Ajo që i tërheq këta vizitorë është një ofertë e plotë turistike, ose siç përshkruhet ndryshe, një 'ofertë 360 gradësh'. Turistët nuk vijnë vetëm për qendrën historike dhe 'qytetin e një mbi një dritareve', por zbulojnë gjithashtu natyrën e mrekullueshme të zonës, malin e Tomorit, kanionet e Osumit dhe fshatrat e bukur që ofrojnë agroturizëm.

Kjo larmishmëri ka bërë që 80% e vizitorëve të jenë të huaj, me një rritje të ndjeshme të prezencës nga shtete si Gjermania, Holanda dhe Austria, ndërsa 20% mbeten shqiptarë dhe vizitorë vendas. Një lajm tjetër tepër i rëndësishëm dhe pozitiv për ekonominë lokale është zgjatja e qëndrimit të turistëve. Nëse më parë Berati shihej si një destinacion kalimtar për vizita njëditore, tani turistët po e zgjasin qëndrimin e tyre në dy apo tre ditë. 

"Në fakt, ne kemi një vit shumë premtues. Ne kemi mbyllur vitin e kaluar me një shifër prej mbi 1 milionë turistësh. Dhe këtë vit, të paktën për gjashtëmujorin e parë, nga statistikat që ne disponojmë deri tani, ne kemi një rritje... pra vetëm për gjashtëmujorin e parë kemi një numër prej 550 mijë turistësh.

Po. Dhe nuk jemi akoma në pikun e sezonit, kështu që besoj që ky vit është shumë premtues dhe ne jemi optimistë.

550 mijë. Kjo është shifra që sapo përmenda dhe bëhet fjalë vetëm për gjashtëmujorin e parë, deri në fund të qershorit.

Atëherë, Berati ka një ofertë le të themi prej 360 gradësh. Turistët patjetër që vlerësojnë trashëgiminë tonë kulturore dhe historike, por nuk mund të lëmë këtu pa përmendur dhe natyrën e mrekullueshme që na rrethon.

Do të përmendja vetëm të paktën dy nga atraksionet kryesore që përveç trashëgimisë kulturore sjellin një numër të konsiderueshëm turistësh siç është Mali i Tomorrit apo Kanionet e Osumit.

Patjetër edhe fshatrat rreth qytetit, që me ofertën e tyre, me agroturizëm të ndryshëm, me natyrë të bukur bëjnë që numri i turistëve të jetë gjithmonë në rritje. 

Kombësitë janë të ndryshme, por këtë vit vihet re një prezencë e shtuar e turistëve nga Gjermania, Holanda, Austria... pra këto janë..."-tha ai.

NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE

EMISIONET