RRITET NUMRI I TURISTËVE! 3.5 milionë vetëm në 5 muajt e parë të vitit
Pesë muajt e parë të vitit kanë shënuar një rritje të mëtejshme të shtetasve të huaj që kanë vizituar vendin tonë. Nga 3 milionë e pesëqind mijë persona, 98 për qind e tyre deklarojnë se kanë ardhur për pushime
Viti 2025 ka shënuar rritje të shtetasve të huaj që kanë vizituar vendin tonë në pesë muajt e parë. janë 3 milion e 432 mijë persona që kanë kaluar kufirin prej janarit deri në maj me 130 mijë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
90 për qind e tyre rezultojnë të jenë nga Evropa kryesisht ajo jugore, por rritje kanë pasur dhe vizitorët nga afrika me më shumë se 13 mijë dhe Amerika me 81 mijë apo dhe azia me rreth 30 mijë.
Sa i përket qëllimit të vizitës në Shqipëri, INSTAT veçon se në 98 për qind të rasteve qëllimi ka qenë për pushime, vizitë tek të afërmit etj. Megjithatë për qëllime biznesi apo profesionale rritja është më e fortë me 26.1 për qind dhe me një total prej 99 mijë e 220 personash.
Nga ana tjetër edhe shqiptarët kanë lëvizur më shumë drejt shteteve të tjera. Nga 6 milionë e 414 mijë që ishin në vitin e shkuar numri ka shkuar në mbi 6 milionë e 700 mijë.
Më shumë turistë parashikohet të ketë edhe në qershor duke kulmuar më tej në muajin korrik dhe gusht ku shërbimet e hotelerisë kanë raportuar më shumë prenotime.


