MREKULLIA E PAPREKUR E BJESHKËVE! Velishti, mes luleve në livadhe, frutave të pyllit e pemëve të larta

10 kilometra nga Bajram Curri, Velishti është kthyer në një destinacion për turistët që duan të shijojnë natyrën. Mes luleve shumëngjyrëshe në livadhe, e frutave të pyllit natyra aty ka vendosur gjithçka. Tashmë edhe banorët po investojnë në bujtina e hotele duke krijuar një lidhje të bukur mes modernes dhe tradicionales

Livadhe të mbushura me lule shumë ngjyrëshe, fruta pylli e gumëzhimë të erës që lëviz mes pemëve.

Mozaikut ku ngjyrat e luleve vendosen mes gjelbërimit i shtohet koncerti i zogjve.

Mes maleve të stilisura me pemë gjen livadhe që ofrojnë një pamje magjepsëse.

Gjithçka e gjen në Velishtin e vendosur në bjeshkë vetëm 10 km larg Tropojës.

Në një lartësi mbi 1000 m mbi nivelin e detit është kthyer në një nga strehat e turistëve.

Ushqimeve tradicionale u shtohen dhe frutat që i gjen të prodhuara në natyrë.

Dikur me 20 shtëpi nisi të braktisej, por tashmë vendasit kanë nisur investimet në hoteleri dhe bujtina që ndërthurin tradicionalen me modernen.

Tregojnë se turistët aty kanë shumë për të parë e shijuar.

Madje dëborën mund ta prekësh edhe në verë të ruajtur në shpellat natyrore.

Velishti ka një pikë strategjike që quhet “Ballkoni i Tropojës”. Prej aty madje mund të shihet edhe një pjesë e Kosovës.

MREKULLIA E PAPREKUR E BJESHKËVE! Velishti, mes luleve në livadhe,

EMISIONET