RRITEN INVESTIMET TURKE/ Deri në qershor 146 milionë euro nga kompanitë e Ankarasë
Investimet turke shënuan rritje në gjashtë muaj e parë të vitit duke prekur shifrën e 146 milionë eurove. Madje si eksportet dhe importet kanë prekur vlera pozitive
Vizita e Presidentit turk Rexhep Tasjip Erdogan përkon edhe me marrëdhënie të mira ekonomike mes dy vendeve.
Vetëm ne 6 muajt e parë të këtij viti kompanitë turke kanë investuar me 146 milionë euro duke lënë pas shtetin italian.
Në vend të dytë renditet Italia me 93 milionë, ndjekur më pas nga Holanda me 61 milionë dhe Gjermania me 37 milionë euro.
Sipas të dhënave zyrtare në në tre muajt e parë kompanitë turke investuan 69 milionë euro dhe nga periudha prill – qershor 77 milionë.
Përveç investimeve të huaja edhe marrëdhëniet tregtare mes Turqisë dhe Shqipërisë janë në nivele të mira.
Referuar INSTAT për 6 mujorin e parë të këtij viti mallrat shqiptar drejt Ankarasë kapen e vlerën e 2.7 miliardë lekë, ndërsa importet në 66,6 miliardë.
Raportet mes dy vendeve janë forcuar edhe më tej me firmosjen e marrëveshjes në arsim, bujqësi, marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.


