Rekord për borxhe, Veliaj shterron financat, bashkia e Tiranës 21/%, administratorët drejt dështimit

Pesë bashki të vendit janë në prag të shpalljes së falimentit, ndërsa Bashkia e Tiranës zë 21% të borxhit të tyre. Ministria e Financave shpalli konkursin e administratorëve të rinj për menaxhimin e falimentit. Administratorët e rinj janë përzgjedhur, ndërsa nuk janë pozicionuar në bashkitë me probleme financiare.

Keqmenaxhimi i shpenzimeve në disa bashki të vendit ka shkaktuar falimentimin e tyre. Në 6 muajt e parë të këtij viti borxhi është rritur në 6.9 miliard lekë.

Kreu i Shoqatës se Bashkive Agron Haxhimali në raportin e fundit, tregon që bashkia me borxhin më të madh është ajo e Tiranës.

Agron Haxhimali: 21% të borxhit prej 6.9 mln lekësh e posedon bashkia Tiranë, Bashkia Kavajë 11 %,  Bashkia Vorë me 7 % pastaj vjen Berati e Pogradeci.

Ndëse pushteti qëndror emëtoi rreth 500 mln lekë për të ndihmuar që këto bashki të dalin nga rreziku i falimentit, kjo gjë nuk ndikoi në eleminimin e borxhit. Por cila është mënyra më e mirë që këto bashki të ‘shpëtojnë’ nga borxhi.

Agron Haxhimali: Duhet të shkurtojnë shpenzimet e tepërta. Të rrisin të ardhurat.

Që disa bashki të dalin nga situata e vështirë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, shpalli një konkurs për të përzgjedhur disa administratorë që të marrin në menaxhim administrimin financiar të pushtetit vendor.

Agron Haxhimali: "Pozicioni i bashkisë duhet të gjejë vetë rrugët e instrumentet për të dalë nga situata e vështirë financiare"

Sipas Haxhimalit, decentralizimi duhet të nisë fillimisht nga mjetet financiare. Ndonëse nuk garantoi pavarësi financiare nga qeveria, por as në shërbie më të mira nuk e ndihmon pushtetin vendor. Qeveria u jep 61 bashkive 1% të GDB ose rreth 180 mln euro në vit për shërbime, por kjo shumë nuk mjafton.

Rekord për borxhe, Veliaj shterron financat, bashkia e Tiranës 21/%,

EMISIONET