KLSH urdhër bashkisë së Tiranës për incineratorin, kërkohet llogaritja e faturës për depozitim e incinerimin

Të paktën 7 miliardë lekë është fatura në dy vite për mbetjet në Tiranë. KLSH në raportin e fundit ka ngritur alarmin për pagesën e bërë për djegien e plehrave, por një gjë e tillë ende nuk ka nisur. Në këto kushte është kërkuar nga bashkia e Tiranës që të rishihet skema e pagesave

Kontrolli i lartë i shtetit i ka kërkuar bashkisë së Tiranës të reagojë për të ndalur pagesën në incineratorin e Tiranës sa i përket pjesës së diegies së mbetjeve.

Në dokumentin prej 54 faqesh, saktësohet se pavarësisht kostos së pastrimit të qytetit prej 3,8 miliardë lekësh për periudhën 2018-2020, depozitimi dhe incinerimi i tyre ka faturën për buxhetin e shtetit edhe me 3,2 miliardë të tjera.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Por fakti që në landfill ende nuk ka një incinerator ka bërë që KLSH të kërkojë ngritjen e një grupi pune në bashkinë e Tiranës për të nxjerrë përgjegjësitë për pagesën e një pune të pakryer.

Një tjetër pikë mbetet nisja e bisedimeve me koncesionarin për të saktësuar tarifën për ton që duhet paguar për incinerimin. Kujtojmë që për depozitimin në landfill dhe për incinerimin në kryeqytet paguhen 29 euro për ton.

Një tjetër shqetësim i ngritur në raport ka të bëjë edhe me mungesën e konsultimit me publikun. Edhe pse konsiderohet një çështje sensitive rezulton se nuk ka pasur as diskutim me komunitetin apo grupet e interesit.

Gjithashtu nga shqyrtimi i dokumentacionit në dispozicion rezultoi Studimi i Fizibilitetit nuk përmban nënshkrimin e të gjithë anëtarëve të komisionit ku mungon përfaqësuesja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Enegjisë dhe një prej përfaqësuesve të Bashkisë Tiranë.

EMISIONET