Qiratë përmes internetit, eksperti: Qeveria po punon për vjeljen e TVSH-së. Familjarët duhet të deklarojnë xhiron nëse ...
Qeveria shqiptare ka vendosur që për apartamentet që jepen me qira, kush nuk deklaron NIPT-in do t’u mbahet TVSH 20 % mbi komisionin.
Pikërisht për këtë çështje eksperti i ekonomisë Armand Hasko në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” analizoi situatën me qiratë e apartamenteve kryesisht në Tiranë, që përdoren kryesisht në sektorin e hoteleri – turizmit.
“Edhe pse ne kishim një sezon shumë të mirë turistik, të ardhurat në buxhetin e shtetit nuk ishin ato të pritshmet.
Kjo sepse janë hapur shumë biznese që operojnë përmes internetit dhe për të zgjidhur këtë ngërç, qeveria në bashkëpunim me e-bucking i kërkon gjithë këtyre bizneseve që të regjistrohet.
Tani ajo nuk e ka vënë me detyrim për të gjithë bizneset , por edhe ata që janë si familjarë dhe japin një apo dy dhoma, nëse nuk regjistrohet, ajo ka thënë që për komisionin e-bucking do paguajë edhe 20 për qind TVSH, pra i rritet kostoja e reklamimit me 1.2 euro nga banesa.
Ndërkaq kjo është e ardhura që do marrë qeveria. Por përmes informacionit që do të marrë nga e-biuckind qeverisë do t’i vijë informacioni që sa është xhiroja që këto biznese apo familjarë bëjnë.
Dhe nëse ato bëjnë të ardhura mbi 1.2 milionë lekë të reja në vit, atëherë ata janë të detyruar nga ligji t’i deklarojnë këto të ardhura dhe të paguajnë gjithashtu, edhe 15 për qindëshin”, u shpreh Armand Hasko.